– VITI II

 2 orë në javë; 64 orë në vit

 10 orë punë praktike

5 orë vetë studim

4 orë punë në industri

–  VITI III –

2 orë në javë; 59 orë në vit

10 orë punë praktike

5 orë vetë studim

10 orë punë në industri

Moduli me pak fjalë

Nxënësit hulumtojnë se si bizneset dhe organizatat përdorin të dhënat dhe modelet për të marrë vendime, për të zhvilluar strategji dhe për të përmirësuar performancën.

Prezantimi i modulit

Bizneset dhe organizatat mbledhin sasi të mëdha të dhënash nga një gamë e gjerë burimesh në lidhje me operacionet dhe klientët e tyre, dhe shumica e këtyre të dhënave janë të paplanifikuara dhe/ose të pastrukturuara. Grupet e të dhënave që rezultojnë mund të jenë aq të mëdha sa që tani njihen si big data.

Për shembull, shumica e shitësve me pakicë përdorin sisteme e-commerce që mund të kapin preferencat e klientëve dhe u mundësojnë atyre të optimizojnë stoqet e tyre, ndërsa të dhënat individuale nga orët inteligjente dhe paisjet wearable mund të përpilohen për të monitoruar dhe përmirësuar performancën shëndetësore dhe sportive. Big data dhe analizat e të dhënave përdoren gjithashtu për të përmirësuar shumë aspekte të jetës sonë, të tilla si rishikimi dhe optimizimi i flukseve të trafikut, zbulimi i komploteve terroriste dhe parandalimi i krimit kibernetik.

Në këtë njësi, ju do të hulumtoni se si dhe pse organizatat mbledhin të dhëna dhe metodat që përdorin për t’i ruajtur dhe analizuar ato. Ju do të hulumtoni një sërë metodash për të paraqitur të dhëna për audienca dhe qëllime të ndryshme, si dhe metoda statistikore të përdorura për të analizuar të dhënat. Ju do të përdorni softuer për të analizuar një grup të dhënash për të ofruar informacion që mund të informojë planet e biznesit dhe të përmirësojë përfitimin.

Aftësitë dhe njohuritë analitike dhe të zgjidhjes së problemeve që zhvilloni në këtë njësi do t’ju përgatisin për hyrjen në arsimin e lartë për të studiuar një sërë drejtimesh. Kjo njësi do t’ju ndihmojë gjithashtu të përparoni në një praktikë në TI ose në punësim.

Shkarko syllabusin e lëndës: BIG DATA DHE ANALITIKA E BIZNESIT