– VITI II– |
3 orë në javë; 99 orë në vit |
10 orë punë praktike |
5 orë vetë studim |
4 orë punë në industri |
– VITI III – |
3 orë në javë; 91 orë në vit |
10 orë punë praktike |
5 orë vetë studim |
10 orë punë në industri |
Moduli me pak fjalë |
Nxënësit hulumtojnë se si bizneset përdorin mediat sociale për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre ndërkombëtarisht. Nxënësit gjithashtu zbatojnë aktivitete të mediave sociale në një biznes për të përmbushur këto kërkesa. |
Prezantimi i modulit |
Uebsajtet e mediave sociale janë një mënyrë shumë e njohur për njerëzit që të komunikojnë dhe të ndajnë informacion ndërkombëtarisht, si dhe me miqtë e familjen. Në mbarë botën njerëzit shpenzojnë shumë kohë në uebsajte të mediave sociale që u japin bizneseve mundësi për të ndërvepruar me njerëzit, për shembull për të promovuar biznesin e tyre ndërkombëtarisht, për të inkurajuar njerëzit që të vizitojnë uebsajtet e tyre të tregtisë dhe të blejnë e ofrojnë shërbimin ndaj klientit. Ju mund të familjarizoheni me mediat sociale për përdorim personal dhe në këtë njësi do të zbuloni se si mund të përdoret në një kontekst biznesi.
Ju do të hulumtoni uebsajte të ndryshme të mediave sociale, mënyrat në të cilat ato mund të përdoren dhe kurthet e mundshme kur i përdorni për qëllime biznesi. Ju do të zhvilloni një plan për të përdorur strategjitë e mediave sociale për qëllime biznesi për të arritur objektiva specifike. Më pas do të zbatoni planin, duke zhvilluar dhe postuar përmbajtje dhe duke ndërvepruar me të tjerët. Së fundmi, ju do të mblidhni të dhëna për përdorimin e mediave sociale në biznes dhe do të rishikoni efektivitetin e përpjekjeve tuaja. Të kuptuarit se si të përdoren mediat sociale për qëllime biznesi është e dobishme për punësimin në teknologjinë e informacionit dhe në një sërë sektorësh biznesi. Gjithashtu, aftësitë e mediave sociale janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e aplikacioneve në ueb dhe celular. Kjo njësi ju jep një pikënisje për përparimin në role të tilla si specialisti i mediave sociale, zhvilluesi i përmbajtjes dhe zhvilluesi i uebit. |