1787 orë të lëndëve në fushën e programimit e zhvillimit të Ueb Faqeve për 3 vjet

Këto lëndë zgjedhore e përcaktojnë fokusin profesional te secilit nxënës, varësisht se si bëhen kombinimet i caktohet edhe viti i  mbajtjes së lëndës, e që mund të jetë në klasën e 11 ose klasën e 12.

  • Moduli me pak fjalë

    Nxënësit hulumtojnë parimet e zhvillimit të ueb faqeve. Ata do të dizajnojnë dhe zhvillojnë një ueb faqe duke përdorur gjuhë skriptuese.

    Prezantimi i modulit

    Gjithnjë e më shumë, organizatat ndërkombëtare mbështeten në ueb faqe për t’i shërbyer klientëve dhe, në disa raste, për të gjeneruar të ardhura. Me miliona ueb faqe krijohen çdo ditë, është shumë e rëndësishme që ueb faqet të jenë tërheqëse, inovative dhe të dëshirueshme. Si zhvillues ueb faqeje, ju duhet të përdorni teknika të sofistikuara për të kapur interesin e përdoruesve dhe për tu siguruar që klientët të shërbehen.

    Skriptimi i përfshirë në zhvillimin e ueb faqeve është bërë thelbësore: zhvilluesit e ueb faqeve duhet të kuptojnë dhe të fitojnë aftësitë e nevojshme për të gjetur zgjidhje për një sërë skenarësh dhe problemesh.

    Në këtë njësi, ju do të rishikoni ueb faqet ekzistuese – duke komentuar dizajnin dhe efektivitetin e tyre të përgjithshëm. Ju do të përdorni gjuhë skriptimi të tilla si Hypertext Markup Language (HTML), Cascading Style Sheets (CSS) dhe JavaScript®, si dhe një editor të thjeshtë teksti ose mjete të zhvillimit të shpejtë të aplikacioneve. Në fund, do të reflektoni mbi dizajnin dhe funksionalitetin e ueb faqes duke përdorur një proces testimi dhe rishikimi.

    Shumë zhvillues softuerësh, ekspertë të bazës së të dhënave dhe menaxherë sistemesh kanë nevojë për aftësitë e zhvillimit të klientit në ueb si pjesë integrale e portofolit të tyre të përgjithshëm të ekspertizës së tyre. Kjo njësi do t’ju përgatisë për punësim si zhvillues ueb faqeje ose në praktikë për zhvillimin e ueb faqes. Njësia do t’ju përfitojë nëse dëshironi të vazhdoni arsimin e lartë për të zhvilluar studimet tuaja në zhvillimin e ueb faqeve.

Shkarkoni syllabusin e lëndës: ZHVILLIMI I UEB FAQEVE

Aktivitetet

  • 10 orë praktikë
  • 5 orë vetëstudim
  • 6 orë punë në industri